Histeroskopia është metodë operative e cila zhvillohet me qëllim të vendosjes së diagnozës dhe terapisë. Qëllimi është inspektimi i brendësisë së mitrës me ndihmën e instrumentit të quajtur histeroskop i cili nëpërmjet cerviksit futet në brendësinë e mitrës. Më mirë është intervenimi të kryhet gjatë periudhës kur endometriumi (shtresa e brendshme e mitrës) është më i hollë, respektivisht menjëherë pas përfudnimit të ciklit menstrual. Bëhet me anestezion lokal ose të përgjithshëm.
Si realizohet intervenimi?
Intervenimi fillon me diletim (zgjerimin) e kanalit të cerviksit. Për këtë qëllim përdoren të a.q. dilatatorë. Vijon vendosja e histeroskopit në të cilin është instaluar kamerë ndërsa e gjithë procedura ndiqet në ekran. Brendësia e mitrës është një zbrazëtirë virtuale ndërsa muret e saj shtrihen njëri mbi tjetrin. Në mënyrë që brendësia e mitrës të bëhet më e dukshme, e njëjta mbushet me lëng ose gaz. Zakonisht përdoret lëng i cili përveç zgjerimin, mundëson edhe pastrimin e gjakut dhe mbetjeve nga endometriumi. Me këtë fitohet një imazh i qartë i brendësisë së mitrës që është kryesore për suksesin e intervenimit. Gjatë gjithë procedurës është me rëndësi të madhe kontrolli i lëngut që futet dhe del me qëllim të parandalohet teprimi dhe intoksikimi i pacientes.
Nëse zbulohet çfarë do lloj ndryshimi i cili reteron nga konstatimi normal, histeroskopia diagnostikuese zëvendësohet me operative pas zgjerimit plotësues të kanalit të cerviksit. E gjithë procedura operative ndiqet në ekran deri në përfundimin e saj.
Kur realizohet histeroskopia?
- Thurje (septum) në mitër. Hiqet herën e parë ose disa herë me radhë varësisht nga madhësia
- Polip në mitër ose cerviks
- Miom submukoz (miom i cili rritet në brendësinë e mitrës)
- Ablacion endometrial – heqja e endometriumit deri në thellësi të caktuar në drejtim të murit të mitrës
- Heqja e spirales (që është ngjitur në murin e mitrës)
- Adhezioliza – shkëputja e aderencave intrauterinare (ngjitjeve) zakonisht si pasojë e sindromës Asherman (Asherman syndom)
- Gjakderdhje abnormal të mitrës
- Vizualizim i lidhjes atero – tubulare