Çfarë do të thotë mitër normale?
Mitra (uteri) është organ me formë të dardhës dhe gjendet në legenin (pelvisin) e femrës. Është me gjatësi rreth 7,7 cm e gjerë 5 cm dhe e thellë 2,5- 3 cm. Një e treta e poshtme e mitrës vazhdon për poshtë në vagjinë dhe quhet qafa (cervix uteri). Pjesa e sipërme quhet fundus (fundus uteri) dhe paraqet vendin ku strehohet qeliza vezë e fekonduar (embrioni) dhe vazhdon të rritet në bebe (fetus). Pjesa e mesme është më e madhe dhe quhet trupi i mitrës (korpus uteri). Nga të dyja anët e mitrës vazhdojnë kanalet të ashtu quajturat tuba të falopit, secila e lidhur me një vezore (ovarium) plot me qeliza vezë.
Mitra një pjesën e përparme qëndron në pjesën e sipërme të fshikëzës së urinës. Për mitrën në këtë pozitë themi se është në antefleksion ose anteversion (anteflexio/anteversio uteri). Te disa gra mitra është e anosur në drejtim të kundërt, në drejtim të zorrës së trashë. Për mitrën në këtë pozitë themi se është në retrofleksin ose retroversion (retroflexio/retroversio uteri). Është e përfaqësuar tek rreth 40% e populates femërore. Kjo gjendje nuk konsiderohet si anormale. Nuk ka ndikim mbi mundësinë të ngelë shtatzënë as mbi aftësinë e spermatozoidëve të hyjnë në brendi të mitrës, nëpërmjet tubave të falopit deri te qeliza vezë dhe ta fekondojnë. Nocionet përdoren për të përcaktuar pozitën e mitrës në raport me fshikëzën e urinës.
Çfarë do të thotë mitër anormale?
Përqindje e caktuar e grave kanë mitër e cila dallon nga normalja, në strukturën e vet ( jo pozitën). Është vështirë të përcaktohet përqindja tek popullata e përgjithshme për shkak se gjendje e këtillë ngel e pa zbuluar tek përqindje e caktuar e grave. Tek gratë të cilat kërkojnë ndihmë për shkak të vështirësisë të ngelin shtatzënë, gjendja është e përfaqësuar tek 1 nga 13 paciente. Te rastet që kanë histori me aborte spontane të hershme ose të më vonshme ose lindje të parakohshme, përqindja është më e lartë 1 nga 3 paciente.
Vallë mund të ngel shtatzënë nëse kam mitër anormale?
Varësisht nga lloji i anormalitetit. Në përgjithësi, anormalitetet e mitrës nuk duhet të ndikojnë në aftësinë për të ngelur shtatzënë. Kur ndodh shtatzënia, zakonisht në ultra tingull shihet se ekziston anormalitet. Megjithatë, kjo gjendje edhe mund të jetë shkak për abort spontan të hershëm ose të më vonshëm ose për lindje të parakohshme.
Cilat anomali të mitrës ekzistojnë?
- Agenezia (agenesio uteri) – gjendje shumë e rrallë. Në raste të këtilla, vagjina nuk është formuar në mënyrën e duhur ose është shumë e vogël, ndërsa mitra është shumë e vogël ose nuk ekziston. Gjendja zbulohet kur mungon cikli i parë menstrual. Mundësia e vetme për gruan e cila ka agenezë, të ketë fëmijë është me nënë surrogat. Vezoret kanë formë dhe funksion normal.
- Uterus diselfus (uterus didelphus) – gjendja gjatë së cilës mitra ka dy zgavra (brendësi) Secila zgavër vazhdon në cerviksin e saj dhe në vagjinën e saj. Secila lidhet me nga një tubë të falopit dhe me një vezore. Nuk është dukuri e shpeshtë. Shtatzënia në këtë gjendje është e mundshme dhe e njëjta mund të përfundojë deri në terminin e caktuar. Megjithatë kjo gjendje mund të jetë shkak për lindje të parakohshme, malprezantim të frytit ( pozitë e çrregullt e frytit në mitër për shkak të hapësirës së vogël), abort spontan i hershëm ose i mëvonshëm, ngecje në rritjen e frytit dhe gjakderdhje pos lindjes. Shtatzënia zakonisht përfundon me operacion, me prerje cezariane ( në rreth 82% të rasteve).
- Uterus unikornis (uterus unicornis)– gjendje në të cilën ekziston agenezë (nuk ekziston) njëri bri i mitrës, madhësia e saj është gjysma e normales dhe ekziston një tub i falopit. Mitra ka formën e bananes. Briri i redumentuar mund të ketë zgavër të vogël me endometrium funksional ( në 60% të rasteve). Bëhet fjalë për anormalitet të rrallë dhe paraqitet në moshën e hershme gjatë çka indi i cili e ndërton mitrën nuk zhvillohet në mënyrë të rregullt. Zakonisht janë në pranishme të dy vezoret (ovaret) por vetëm njëri është i lidhur me tubin e falopit. Nëse tubi është në rregull, nuk ekziston pengesë për shtatzëni. Por për shkak të madhësisë së mitrës rreziku është më i madh nga aborti spontan dhe lindja e parakohshme e frytit (hapësira e zvogëluar në brendësinë e mitrës).
- Uterus bikornis (uterus bicornis)– gjendje gjatë së cilës pjesa e sipërme e mitrës (fundos) është e thelluar në mitër, ka formën e zemrës. Mundësia për të ngelur shtatzënë nuk zvogëlohet në mënyrë të konsiderueshme por rreziku nga aborti spontan dhe lindja e parakohshme, rritet (hapësira e brendshme e zvogëluar e mitrës).
- Uterus septus (uterus septus)- gjendje gjatë së cilës brendësia e mitrës është e ndarë me mur muskulor ose fibroid i quajtur septum. I njëjti mund të zgjatet deri në një gjatësi të caktuar në mitër (mitër parcialisht e ndarë) ose të zgjatet deri në cerviks ( mitër tërësisht e ndarë). Mundësia për të ngelur shtatzënë reduktohet, ndërsa nëse ndodh, rreziku për abort spontan dhe lindje të parakohshme është më i lartë.
- Uterus akutar (uterus arcuatus)– gjendja gjatë së cilës mitra në pjesën e sipërme (fundos) ka një thellim të lehtë. Gjendje e cila paraqitet shpesh. Nuk shkakton problem për të ngelur shtatzënë as gjatë shtatzënisë.
Si të zbulohen anormalitetet në mitër?
- Ultratingull me 3D ose 4D sondë
- HSG – histerosalpingografi
- HSC – histeroskopi